Skip to content

Website “Dibra360°” është krijuar nga fondacioni PROGRESS, në kuadër të projektit “Dibra një klik larg”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Ky projekt synon të shërbejë si ‘edukues virtual’ për tu ardhur në ndihmë nxënësve me fakte dhe informacione kulturore e historike rreth trashëgimisë kulturore në zonën e Dibrës.

Dibra 360°, përmes turit narrativ në teknologjinë 360°, do të hapë virtualisht dyert e Muzeut të Kastriotëve, Kalasë së Grezhdanit dhe Muzeut të Dibrës, duke prezantuar nxënësit në mënyrë dinjitoze me historinë qindra vjeçare të kësaj zone. Videot në formatin 360∘ do t’u japin një botëkuptim të ri këtyre objekteve duke i risjellë në jetë. Paralelisht, aplikacioni do të pasqyrojë mapimin e objekteve të tjera kryesore të trashëgimisë kulturore dibrane të cilat janë të shoqëruara me foto dhe përshkrim përkatës.