Skip to content

Kisha e Shën Sotirit është një monument i trashëgimisë kulturore në Kërçisht, në qarkun e Dibrës, Shqipëri. Ky monument është i llojit “arkitekture”, i miratuar me numër “68/1/30.05.1970′”.

Kjo kishë e vogël njënefshe shtrihet në përmasat e brëndshme 3.4 x 6.3m. Çatia e kishës me kostruksion druri është e mbuluar me rrasa guri. Në pjesën lindore ruhet absida. Altari ndahet nga naosi (salla qendrore) me një ikonostas të drunjtë. Gjykuar nga teknika e ndërtimit, mendohet se kisha e Shën Mitrit të jetë ndërtuar në shek. XVII. Në vitin 1970, kisha e Shën Mitrit u shpall monument kulture i kategorisë së I-rë.