Skip to content

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të njësisë administrative Arras, Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” (2018) , u bë i mundur restaurimi i Muzeut të Kastriotëve, I shpallur monument kulture i kategorisë së II-të.

“Muzeu i Kastriotëve”, në fshatin Sinë të Dibrës ndodhet vetëm 20 kilometra larg qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1985, kjo zonë është përcaktuar nga historianët si qendra e Principatës së Kastriotëve dhe vendlindja e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë, në fshatin Sinë e Poshtme u ndërtua po në këtë vit muzeu.

Ekzistenca e “Kepit të Skënderbeut”, “Gurëve të Gjinit”, si dhe gjetja e një mbishkrimi në gur gjatë gërmimeve për plita, çuan në ndërtimin e muzeut, i cili në përbërje të tij ka patur në një sërë objektesh te luftëtarëve të mbledhura ndër vite.