Skip to content
Xhamia e Allajbegisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Burim, në qarkun e Dibrës, Shqipëri. Ajo është ndërtuar në vitin 1578 dhe i takon tipologjisë së xhamive të vogla monumentale me kupolë, minare dhe hajat. Teknika e përdorur e klauzonazhit është një veçori e rrallë për rajonet verilindore të Shqipërisë. Xhamia e Allajbegisë përbëhet nga salla e lutjeve në formë kubike e mbyllur me një kuve, minareja dhe themelet e një portiku të shembur si pasojë e një tërmeti. Dera në anën veriore dikur shërbente për të hyrë në sallën e lutjeve. Mihrabi dhe gjurmë të minberit janë gjetur në murin jugor të dhomës të ndërtuar me dru. Salla e lutjeve është e mbuluar nga një kupolë në formë sferike. Në muret perëndimore, jugore dhe lindore janë vendosur nga tre dritare në dy rreshta, ndrësa në murrin verior ndodhen vetëm në një rresht. Xhamia e Allajbegisë përfaqëson një monument me rëndësi kombëtare, e shpallur ne vitin 1970 monument kulture i kategorisë së parë.